Përplasje mes Kurtit e Ramës në ceremoninë e nisjes së një objekti të ri publik

E martë, 1 Korrik, 2025

Është hedhur gurthemeli i parë i çerdhes së re që do të ndërtohet në Bardhosh, në periferi të Prishtinës. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, si dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e edukimit në fëmijërinë e hershme për zhvillimin e përgjithshëm të gjeneratave të reja. Ai bëri të ditur se çerdhja e re do të ketë kapacitet për 120 fëmijë, do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 1,552 m² dhe pritet të kushtojë rreth 1 milion e 168 mijë euro. Punimet do të zgjasin 36 muaj.

“Edukimi i hershëm nuk duhet të mbetet vetëm barrë e familjes, por duhet të mbështetet nga shteti. Ky është gurthemeli i 71-të për çerdhe që e hedhim gjatë këtij mandati qeverisës. Për krahasim, në periudhën 2003–2018 janë ndërtuar vetëm katër çerdhe,” u shpreh Kurti.

Ministrja Nagavci, në fjalën e saj, theksoi përkushtimin për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Kosovë. “Është kënaqësi që sot po e hedhim gurthemelin në një zonë me numër të madh banorësh si Bardhoshi. Tashmë janë tejkaluar të gjitha sfidat dhe jemi të vendosur që brenda 36 muajve çerdhja të jetë funksionale. Po ashtu, do të vizitojmë punimet në çerdhen e Vranjevcit dhe shkollën e re në Prishtinë, ku kemi një investim mbi tre milionë euro,” tha ajo.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përveçse e mirëpriti projektin, shfrytëzoi rastin për të ngritur shqetësime lidhur me buxhetin e bllokuar të kryeqytetit. Ai i bëri thirrje kryeministrit Kurti që të zhbllokojë fondet për projekte të mëdha, si Unaza e Prishtinës me vlerë 206 milionë euro, nga të cilat 82.4 milionë janë fonde të pakthyera.

“Është mirë kur ka bashkëpunim mes nivelit lokal dhe atij qendror, por për fat të keq ende nuk jemi takuar për katër vjet. Kërkoj nga kryeministri të zhbllokojë fondet dhe të takohemi për të diskutuar projektet madhore për kryeqytetin,” tha Rama.

Kryeministri Kurti nuk e la pa një përgjigje thumbuese: “Për këtë duhet të kërkoni punë të re pas vjeshtës,” tha ai me ironi në drejtim të Ramës, duke nënkuptuar zgjedhjet e afërta dhe ndryshimet e mundshme në udhëheqjen komunale.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.