Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës

E martë, 1 Korrik, 2025

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Petrit Ajeti, ka shpërndarë fjalimin e mbajtur në Bundestag nga deputeti gjerman Peter Beyer, ku ky i fundit theksoi rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e fortë për Kosovën.

Në fjalën e tij, Beyer vuri në dukje se rajoni duhet të mbetet në qendër të vëmendjes ndërkombëtare dhe theksoi rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e sigurisë. Ai përmendi vizitën e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në mars të këtij viti, duke u shprehur se angazhimi i Aleancës është “qendror” për paqen në rajon.

“Ushtarët e KFOR-it po sigurojnë një ndërlidhje të rëndësishme mes aktorëve politikë dhe popullsisë së të gjitha etnive,” citohet Beyer nga ambasadori Ajeti.

Deputeti gjerman, sipas Ajetit, ka ngritur shqetësimin për strukturat paralele në veri të Kosovës, duke kërkuar çmontimin e tyre të plotë. Ai theksoi se lufta ndaj strukturave kriminale, bandave dhe grupeve të dhunshme duhet të vazhdojë pa kompromis.

“Zbulimi i fundit i një arsenali armësh në veri është dëshmi e qartë e rrezikut që përfaqësojnë këto struktura për sigurinë dhe stabilitetin,” tha më tej Peter Beyer, në një qëndrim që u përshëndet publikisht nga ambasadori Ajeti.

Ky mbështetje e hapur në Bundestagun gjerman vlerësohet si një sinjal i rëndësishëm i përkushtimit të Gjermanisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.