Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e karabinierëve italianë në Xhenova, pas një operacioni të gjatë ndjekjeje dhe vëzhgimi që përfundoi me sekuestrimin e një sasie të madhe lëndësh narkotike. Mediat italiane raportojnë se hetimet nisën pasi patrullat e njësisë operative vunë re lëvizjet e dyshimta të shqiptarit që drejtonte një automjet duke parë në mënyrë të vazhdueshme përreth, sikur të donte të shmangte kontrollin.
Karabinierët e ndoqën për disa orë dhe arritën të zbulojnë vendbanimin e tij në qytetin Vigevano. Pas një pritjeje të gjatë përpara apartamentit, ai u ndalua sapo doli nga ndërtesa dhe iu gjet në posedim një pako me rreth 58 gramë kokainë.
Kontrolli i mëpasshëm i banesës zbuloi përmasa shumë më të mëdha të aktivitetit kriminal: të shpërndara në pjesë të ndryshme të shtëpisë – nën tavolinën e kuzhinës, mes jastëkëve të divanit dhe në vende të tjera – karabinierët zbuluan afro 5 kilogramë kokainë. Tre prej blloqeve ishin të paprekura, ndërsa pjesa tjetër ishte ndarë në qese të vogla, gati për shpërndarje në tregun me shumicë. Blloqet ishin të stampuara me imazhin e aktorit të famshëm Al Pacino në rolin e tij në filmin “Scarface”.
Por sasia e kokainës nuk ishte e vetmja. Në frigoriferin e apartamentit, u gjetën gjithashtu 22 kilogramë hashash, të ndarë në 122 blloqe. Së bashku me drogën, karabinierët sekuestruan edhe 7,000 euro në para të gatshme dhe materiale të ndryshme që shërbenin për paketimin e drogës.
Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbuluar nëse shqiptari është pjesë e një rrjeti më të gjerë të trafikut të drogës në rajonin e Lombardisë dhe Ligurisë. Ai tashmë ndodhet në paraburgim dhe pritet të dalë përpara drejtësisë në ditët në vijim.
https://www.ansa.it/lombardia/notizie/2025/06/30/nasconde-5-kg-di-coca-e-22-kg-di-hashish-in-casa-arrestato_47fdb2d2-3d61-4458-88e4-1ff1e5e5faa2.html
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.