Hapet në Kuç “Via Ferrata” e parë në Shqipëri, atraksion i ri për turistët

E hënë, 30 Qershor, 2025

Via ferrata e parë në Shqipëri është tashmë realitet dhe ndodhet në fshatin Kuç, në rajonin e Himarës. Quhet “Via Ferrata Himarë” dhe është kthyer në një destinacion të preferuar për turistët vendas e të huaj, të apasionuar pas ecjes dhe aventurave në natyrë.

Ky projekt u zhvillua me mbështetjen e Platformës së Inovacionit në Turizëm (TIP) dhe u zbatua nga organizata Çeta Hiking, e cila fitoi vendin e parë në një konkurs për ndërtimin e një via ferrate në Shqipëri.

100 metrat e parë të shtegut u financuan nga GIZ, ndërsa 150 metra të tjerë u mundësuan nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH). Përmes një Memorandumi Mirëkuptimi mes GIZ, FSHZH dhe Bashkisë Himarë, ky produkt i ri turistik po merr formë.

E ndodhur në një zonë të virgjër dhe ende të pashfrytëzuar turistikisht, Via Ferrata në Kuç ofron një përvojë të veçantë përpara se vizitorët të zbresin drejt bregdetit jugor. Ajo kontribuon në diversifikimin e ofertës turistike të rajonit dhe krijon mundësi të reja për zhvillim ekonomik për komunitetin lokal dhe operatorët turistikë.

Pamje nga kjo atraksion i ri ndau sot edhe Kryeministri Edi Rama, i cili shkroi në rrjetet sociale: “Përveç detit ka dhe kështu si në Kuç.”

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.