Burgim i përjetshëm për Taulant Malajn,drejtësi për vrasjen e vajzës dhe fqinjit

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Pas një procesi të ndjekur me vëmendje në opinionin publik italian dhe shqiptar, Gjykata e Foggias ka dënuar me burgim të përjetshëm Taulant Malajn, autorin e vrasjes së vajzës së tij 16-vjeçare, Xhesika Malaj, dhe fqinjit italian Massimo De Santis. Vendimi u shpall në fund të një procesi ku u pranuan plotësisht kërkesat e Prokurorisë për një dënim maksimal.

Ngjarja makabre ndodhi në prill të vitit 2023 në qytetin italian Torremaggiore, ku Malaj vrau me thikë vajzën e tij ndërsa ajo përpiqej të mbronte nënën, Tefta Lelaj (e cila tashmë ka rimarrë mbiemrin e vajzërisë), nga dhuna e bashkëshortit. Viktimë e aktit brutal ishte edhe fqinji italian, Massimo De Santis, që ndodhej pranë vendngjarjes.

Pas vendimit, avokati i Tefta Lelajt, Roberto De Rossi, reagoi me emocion: “Jam padyshim shumë i kënaqur me rezultatin e gjyqit. U dha një dënim shembullor që pranoi plotësisht kërkesat e Prokurorisë. Lotët dhe përqafimi i gjatë i Teftës vlejnë më shumë se një mijë fjalë.”

Përveç burgimit të përjetshëm, gjykata urdhëroi që Malaj të qëndrojë për 1 vit e 6 muaj në izolim ditor si pjesë e masës ndëshkimore. Po ashtu, ndaj tij është vendosur edhe një masë sigurie për një periudhë trevjeçare.

Dënimi shihet si një akt i rëndësishëm drejt drejtësisë për një ngjarje që tronditi jo vetëm komunitetin shqiptar në Itali, por opinionin publik në të dy vendet.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.