Deputeti gjerman Johannes Volkmann ka shfrytëzuar fjalimin e tij të parë në Bundestag për të dhënë një mesazh të fuqishëm mbështetjeje për Kosovën, duke kërkuar njohjen e saj të plotë nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës (KiE).
Në një video të publikuar nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, Volkmann, nipi i ish-kancelarit Helmut Kohl – një nga figurat më të rëndësishme që mbështeti pavarësinë e Kosovës – theksoi nevojën për veprime konkrete nga vendet që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.
“Respektoni vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kosova ka të drejtën legjitime për të qenë pjesë e bashkësisë ndërkombëtare,” deklaroi Volkmann gjatë debatit për zgjatjen e mandatit të trupave gjermane në kuadër të misionit të KFOR-it.
Ai e cilësoi njohjen e Kosovës si një hap të domosdoshëm për stabilitetin e rajonit dhe për përparimin e integrimit evropian të vendit.
Ambasadori Ajeti vlerësoi fjalimin e tij, duke e ndërlidhur me trashëgiminë politike të gjyshit të tij, Helmut Kohl. “Ndërsa fjalimi i fundit i Helmut Kohl në Bundestag ishte më 1 korrik 1999, nipi i tij, Johannes, debutoi dje me një mbështetje të fuqishme për Kosovën,” shkroi Ajeti në Facebook.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.