Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka konfirmuar pjesëmarrjen e partisë në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, i cili do të mbahet nesër. Para gazetarëve, Çitaku u shpreh se në këtë takim PDK do të përsërisë qëndrimin e saj të kahershëm: nevojën për kompromis dhe bashkëpunim politik.
“U pa edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese – ne kemi pasur të drejtë. Situatat si këto kërkojnë kompromis, kërkojnë bashkëpunim, dhe Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk i ka ikur takimeve,” deklaroi Çitaku, duke theksuar se nuk ka vend për kryeneçësi në demokraci.
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së tha gjithashtu se partia e saj ka ofruar alternativa të qarta për tejkalimin e ngërçit institucional dhe shpreson që kësaj here Vetëvendosje të reflektojë në drejtim të një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse.
E pyetur për komentet e deputetit të LVV-së, Xhelal Sveçla, Çitaku theksoi se në demokraci nuk ka asgjë obligative. Ajo sqaroi gjithashtu se votimi në pako i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit nuk është i parashikuar nga rregullorja e punës së Kuvendit.
Takimi i nesërm pritet të jetë vendimtar për të ardhmen politike të vendit dhe konstituimin e institucioneve të reja.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.