Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka shënuar një rritje të ndjeshme të vizitueshmërisë gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se në periudhën janar–maj, Butrinti është vizituar nga 67,917 turistë, duke shënuar një rritje prej 77% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Butrinti është një përzierje unike e historisë, natyrës dhe magjisë që ofron në çdo hap. Këto shifra tregojnë qartë vlerën dhe potencialin që ka trashëgimia jonë kulturore”, shkruan ministri Gonxhja në rrjetet sociale.
I ndodhur vetëm 20 kilometra larg qytetit të Sarandës, Butrinti ofron një atmosferë të veçantë të krijuar nga ndërthurja e monumenteve arkeologjike me natyrën mesdhetare. Si një depo e rrënojave të shekujve, ai përfaqëson një qytet që ka qenë aktiv nga koha parahistorike, deri në Mesjetën e Vonë.
Parku përfshin gjurmë të kolonive greke, qytetit romak, periudhës bizantine dhe pushtimit venecian, duke e bërë një nga destinacionet më të pasura në Shqipëri për nga historia dhe trashëgimia kulturore.
Autoritetet e kulturës presin që fluksi i vizitorëve të rritet edhe më shumë gjatë muajve të verës, kur parku përfshihet në itineraret turistike të qindra agjencive vendase dhe ndërkombëtare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.