Moska i beson deklaratave të Beogradit për pezullimin e eksporteve të armëve, por paralajmëron se do të kontrollojë zbatimin e tyre në praktikë. Mesazhi u përcoll për Serbinë nga kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, Sergei Naryshkin.
“Presidenti Vuçiç ka deklaruar se Serbia, nëse nuk i ka ndaluar tashmë, do të pezullojë eksportet e armëve. Por këtë do ta verifikojmë”, tha Naryshkin në një deklaratë publike, duke shfaqur një qëndrim të kujdesshëm ndaj angazhimeve të Beogradit.
Kjo vjen pas pretendimeve të bëra më 23 qershor nga shërbimi i tij, sipas të cilave Serbia ka përdorur rrugë të tërthorta për të eksportuar pajisje ushtarake në Ukrainë. Sipas tyre, pajisjet serbe janë dërguar në vende si Çekia dhe Bullgaria, ku më pas janë montuar dhe transferuar për forcat e Kievit.
“Prodhuesit serbë janë të vetëdijshëm për përdoruesit përfundimtarë të armëve që prodhojnë. Ata e dinë se raketat dhe predhat e tyre mund të vrasin ushtarë rusë,” u theksua në deklaratën zyrtare të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme ruse.
Deklaratat e Moskës i shtohen tensioneve në rritje që po shoqërojnë marrëdhëniet midis Rusisë dhe vendeve që ruajnë kontakte të afërta me Perëndimin, përfshirë edhe Serbinë. Vuçiç nga ana e tij ka deklaruar ditët e fundit se Serbia ka pezulluar eksportet e municioneve dhe është e përkushtuar për të mbajtur një ushtri të fuqishme, por të pavarur nga konfliktet globale.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.