Çitaku: Kosova është më e madhe se egoja e Albin Kurtit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër pas dështimit për të 37-tën herë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe të nxitur nga “kryeneçësia dhe papërgjegjësia e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e Albin Kurtit”.

Në një deklaratë për mediat, sekretarja e përgjithshme e PDK-së u shpreh se vendi ndodhet në një bllokadë të plotë për shkak të mungesës së vullnetit politik nga partia fituese. “Kjo gjendje, kjo situatë është tërësisht e papranueshme. Sërish ishim dëshmitarë të shpërfaqjes së papërgjegjësisë politike dhe qytetare nga subjekti i parë parlamentar,” tha Çitaku.

Ajo ironizoi edhe me deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë, duke i quajtur “qesharake”. “Thuhet se i kanë numrat për të formuar qeverinë, por jo për të zgjedhur kryeparlamentarin. Kjo situatë s’do koment, është papërgjegjësi totale,” shtoi deputetja e PDK-së.

Çitaku i bëri thirrje Albin Kurtit të reflektojë, duke nënvizuar se “Kosova është shumë më e madhe dhe shumë më e rëndësishme se egoja e tij”.

Kuvendi i Kosovës vijon të mbetet i pakonstituuar që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, me seancën e radhës të planifikuar për të premten, më 27 qershor, në orën 11:00.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.