Limaj pas dështimit të 37-të: Politika duhet të heqë dorë nga lojërat e fjalëve

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas dështimit të 37-të me radhë për konstituimin e plotë të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, duke bërë thirrje për maturi dhe përgjegjësi nga spektri politik në vend.

“Përkushtimi dhe angazhimi duhet të jenë që sa më shpejt të arrihet një marrëveshje politike. Forcat politike në Kosovë duhet të ikin nga kalkulimet dhe lojërat e fjalëve. Duhet të fokusohen dhe të përqendrohen që të përmbushin atë që e presin qytetarët e Kosovës, atë që e pret shteti i Kosovës. Edhe ashtu jemi tepër të vonuar,” u shpreh Limaj.

Deklarata e tij vjen në një moment të krizës institucionale, kur Kuvendi nuk ka arritur ende të zgjedhë kryetarin e ri, që do t’i hapte rrugën krijimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Pavarësisht pranisë së deputetëve në sallë, mungesa e konsensusit dhe bojkotimi i votimit kanë bërë që procesi të mbetet i bllokuar për më shumë se pesë muaj.

Seanca e fundit përfundoi me 52 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim, pa arritur kuorumin e nevojshëm. Kryesuesi Avni Dehari njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të premten, më 27 qershor, në orën 11:00.

Kjo situatë ka ngritur shqetësime në opinionin publik dhe te partnerët ndërkombëtarë për funksionimin demokratik dhe stabilitetin institucional të Kosovës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.