Albulena Haxhiu: Vetëvendosje e ka bërë propozimin, opozita po zvarrit procesin

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu, ka deklaruar se partia e saj ka bërë tashmë propozimin për kryetaren e Kuvendit të Kosovës, ndërkohë që opozita po pengon përparimin e procesit të konstituimit të institucioneve. Këto deklarata ajo i bëri pas dështimit të 37-të me radhë për të konstituar legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës.

“Lëvizja Vetëvendosje e ka dhënë propozimin e saj dhe në këtë drejtim nuk po flasim më për emrin, por për Komisionin për votimin e fshehtë. Kushedi, ndoshta Vetëvendosja do të ketë një qëndrim tjetër, por aktualisht jemi të fokusuar tek përpjekja për ta krijuar këtë komision. Opozita nuk po lejon as që të shkojmë tek propozimi i radhës”, u shpreh Haxhiu për mediat.

E pyetur për deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se “opozita po e zgjat mandatin e Qeverisë Kurti”, Haxhiu u shpreh se kjo është një e vërtetë. “Ju e dini që ne në mars e kemi përmbyllur mandatin tonë dhe jemi qeveri në detyrë. Por me mungesën e vullnetit për të konstituar Kuvendin, opozita po e zgjat këtë mandat,” tha ajo.

Sipas Haxhiut, deputetët e opozitës po ndjekin një taktikë të qartë bllokimi: “Ata vijnë në Kuvend, por nuk marrin pjesë në votim. Kjo tregon mungesë të qartë vullneti për të çuar procesin përpara. Në vend që të kemi përpjekje për bashkëpunim institucional, kemi bojkot aktiv,” shtoi ajo.

Seanca e sotme, që shënoi dështimin e radhës për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, përfundoi pa rezultat, me vetëm 52 vota për dhe asnjë kundër apo abstenim. Kryesuesi Avni Dehari njoftoi se seanca do të vazhdojë pas 48 orësh, të premten më 27 qershor në orën 11:00. Në mungesë të zgjedhjes së kryeparlamentares, nuk mund të fillojë as procesi për krijimin e qeverisë së re.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.