Turizmi në rritje: Mbi 1.6 milionë hyrje në Shqipëri gjatë majit 2025

E enjte, 26 Qershor, 2025

Muaji maj 2025 ka shënuar një tjetër rekord për turizmin në Shqipëri, duke treguar interesin në rritje të vizitorëve të huaj dhe shqiptarëve për të eksploruar vendin. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë këtij muaji janë regjistruar mbi 1.6 milionë hyrje në territorin shqiptar, duke shënuar një rritje prej 4,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vetëm vizitorët e huaj përbëjnë mbi 987 mijë hyrje, me një rritje të lehtë prej 1,4% krahasuar me majin 2024. Sipas INSTAT, 95% e këtyre vizitorëve vijnë nga vendet e Europës, kryesisht nga Evropa Jugore (72%) dhe Perëndimore (14%).

Qëllimi kryesor i vizitave mbetet turizmi dhe pushimet, të cilat përbëjnë 98% të hyrjeve, ndërsa INSTAT thekson një rritje me 0,9% të këtij treguesi krahasuar me vitin e kaluar.

Në total, në periudhën janar–maj 2025, Shqipëria ka pritur 3.4 milionë turistë të huaj, duke shënuar një rritje prej 3,9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Kjo tendencë pozitive pritet të vijojë edhe gjatë muajve të verës, kur vendi përjeton kulmin e sezonit turistik.

Turoperatorët janë optimistë dhe presin flukse edhe më të mëdha gjatë qershorit, korrikut dhe gushtit, duke e konsideruar Shqipërinë një nga destinacionet më të kërkuara të Mesdheut për vitin 2025.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.