Një operacion i përbashkët i policisë gjermane dhe asaj austriake ka çuar në shkatërrimin e një bande shqiptare të trafikut të drogës, që operonte në dy shtete dhe drejtohej nga daja dhe nipi.
Grupi kriminal kishte krijuar një rrjet të mirëorganizuar: daja drejtonte aktivitetin nga Duisburgu në Gjermani, ndërsa nipi menaxhonte shpërndarjen e drogës në Austrinë e Poshtme. Hetimet dhe operacioni i koduar “La Familia” rezultuan me arrestimin e 9 shtetasve shqiptarë dhe një sllovaku.
Autoritetet lokale raportuan sekuestrimin e 9 kilogramëve kokainë, 64 kilogramëve kanabis dhe 44 mijë eurove në para të gatshme. Sipas policisë, grupi dyshohet se ka trafikuar në total të paktën 32 kg kokainë dhe 65 kg kanabis në zonën e Vjenës, me një vlerë që llogaritet rreth 2.5 milionë euro, nga vera e vitit 2020 deri më 28 maj 2025.
Operacioni u zhvillua njëkohësisht në disa lokacione në Austri dhe Gjermani dhe konsiderohet një goditje e madhe ndaj rrjeteve të trafikut ndërkombëtar të drogës me origjinë shqiptare. Hetimet vijojnë për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë dhe rrjetin e shpërndarjes në vendet e BE-së.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.