Belgjikë: Çmontohet rrjet shqiptar droge, 15 të arrestuar dhe 3.200 bimë

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Autoritetet belge kanë çmontuar një organizatë të mirëstrukturuar kriminale shqiptare që vepronte në fushën e trafikut të drogës. Sipas njoftimeve zyrtare, operacioni policor përfshiu zhvillimin e 18 kontrolleve në zona të ndryshme të vendit dhe rezultoi me arrestimin e 15 personave, ndër ta 10 shtetas shqiptarë.

Organizata përdorte ndërmjetës për të siguruar automjete, numra celularë dhe për të garantuar logjistikën e nevojshme për veprimtarinë kriminale. Rojet e plantacioneve, shpesh pa dokumente qëndrimi, mbroheshin përmes dokumenteve të falsifikuara, të cilat përdoren si formë kamuflimi shtesë.

Policia zhvilloi bastisje në Kortrijk, Menen, Harelbeke, Waregem, Wervik, Mouscron, Asse, Machelen, Antwerp, Ronse, Ledeberg, Verviers, Engis dhe Bruksel. Në total, më shumë se 120 oficerë morën pjesë në operacion, i përforcuar edhe nga tre skuadra qensh nuhatës.

Në lokacionet e kontrolluara, hetuesit zbuluan mbi 3.200 bimë dhe prerje marijuane, ndërsa dy objekte në Menen dhe Kortrijk rezultuan të ishin ende në fazën e ndërtimit për funksionim si plantacione të mbyllura.

Nga analizat e ekspertëve mjeko-ligjorë u zbuluan gjithashtu 4.8 kilogramë marijuanë të përpunuar, tre automjete, armë të ndaluara dhe një shumë e konsiderueshme parash cash. Janë ngrirë gjithashtu llogari bankare dhe pasuri në formë kriptomonedhash.

Të arrestuarit janë 14 burra dhe një grua të moshës nga 27 deri në 53 vjeç – mes tyre 10 shqiptarë, tre belgë, një kongolez dhe një rumun. Një shtetas italian i përfshirë në rrjet është në pritje të ekstradimit. Ndërkohë, tre të dyshuar janë liruar me kusht, ndërsa 11 janë paraqitur para gjyqtarit hetues në Bruges dhe janë arrestuar për trafik droge në kuadër të një grupi të organizuar kriminal.

Operacioni vijon, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë arrestime të tjera.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.