Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi ndryshime të mëdha në ushtrinë e vendit, duke paralajmëruar një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve në Ballkan për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme. Ai theksoi se krijimi i një aleance ushtarake mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit, me përfshirjen e mundshme të Sofjes, ka detyruar Serbinë të përforcojë ndjeshëm kapacitetet e saj ushtarake.
Vuçiç zbuloi se shumë blerje të armatimit janë kryer në fshehtësi gjatë viteve të fundit dhe ushtria serbe po bëhet “tmerrësisht goditëse”. Ai paralajmëroi një paradë madhështore në shtator ku ushtria do të ekspozojë arsenalin e saj, duke shprehur se Serbia do të jetë një “fortesë e pathyeshme”.
Presidenti u shpreh se Serbia nuk është kërcënim për fqinjët dhe nuk do të jetë e para që do të sulmojë, por shtoi se vendi duhet të jetë vigjilent dhe i përgatitur për mbrojtje. Ai përmendi se Serbia është rrethuar nga vende të NATO-s, duke nënvizuar nevojën për gatishmëri ushtarake pa synim agresioni.
Vuçiç përfundoi duke thënë se Serbia është një vend paqedashës, por që nuk do të qëndrojë duarkryq përballë kërcënimeve dhe planeve që po bëhen në arenën ndërkombëtare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.