Limaj:Të zgjedhur nga populli, por nuk jemi në gjendje të ndërtojmë institucione

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e vullnetit politik mes subjekteve për të dalë nga kriza institucionale që po zgjat prej muajsh.

Në një deklaratë për mediat, Limaj tha se kishte shpresuar që seanca e sotme konstituive të sillte një zhvillim të ri, por sipas tij “nuk ka pasur asnjë lëvizje”.

“Kam shpresuar që sot do të jetë ndryshe. Nuk pres më asgjë të re, sepse nuk po shoh përpjekje serioze për dalje nga kjo situatë. E kemi obligim si deputetë të ndërtojmë institucione. Është e habitshme ajo që po ndodh tash e disa muaj,” tha ai.

Kreu i Nismës u shpreh i zhgënjyer nga sjellja e klasës politike, duke theksuar se qytetarët kanë votuar me shpresën për ndryshim dhe ndërtim institucionesh funksionale, ndërsa tani shohin një Kuvend të bllokuar.

“Me u zgjedhë e me kërkuar për ta bërë vendin tënd më mirë, me bë gjithë atë fushatë e duke garuar se kush është më patriot, e kush i shërben vendit, e kur populli të jep besimin – nuk je në gjendje të ulesh me palët për të ndërtuar qeveri e institucione në një kohë kaq të ndjeshme për vendin dhe rajonin,” tha ai.

Limaj shtoi se Nisma që nga dita e parë ka qenë e gatshme të japë tri votat e saj në procesin e konstituimit të Kuvendit, por sipas tij nuk mjafton vetëm vullneti i një partie – nevojitet një marrëveshje më e gjerë politike.

Dështimi i 35-të me radhë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka shtuar frustrimin publik dhe kritikën ndërkombëtare ndaj ngecjes së jetës institucionale në Kosovë. Seanca e radhës pritet të mbahet më 23 qershor.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.