Kurti godet opozitën: Deputetë “nomadikë” që nuk duan shtëpinë e tyre

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh deputet dhe kryeministër në detyrë, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke kritikuar ashpër qëndrimin e partive opozitare. Në deklaratën e tij, Kurti nuk nguroi të përdorë terma të fortë, duke i cilësuar deputetët opozitarë si “nomadikë”.

Sipas Kurtit, refuzimi i partive opozitare për të pranuar procesin e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, tregon mungesë vullneti për të pasur një “shtëpi të përbashkët”, që në këtë rast është Parlamenti.

“Mund të dëshirosh të kesh shtëpi dhe të mos kesh shtëpi e të jesh refugjat, ta zëmë. Por ata që nuk duan të kenë shtëpi janë nomadë. Ky është thelbi i nomadit. Prandaj këta janë deputetë nomadikë që nuk dëshirojnë të kenë shtëpinë e tyre, sepse Kuvendi është shtëpia e deputetëve, sidomos e opozitarëve,” deklaroi Kurti.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Kurti përdor gjuhë të ashpër ndaj kundërshtarëve politikë. Pas zgjedhjeve të 10 shkurtit, ai i quajti partitë opozitare “hajvana”, pasi ato dolën të parat në numër votash.

Ngërçi institucional në Kosovë vazhdon, ndërsa përpjekjet për formimin e institucioneve të reja kanë dështuar tashmë 33 herë. Mungesa e kuorumit dhe përplasjet politike mbi mënyrën e votimit vazhdojnë të mbajnë peng krijimin e strukturave të reja të Kuvendit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.