Abdixhiku mohon koalicion me PDK-në e Listën Serbe: “S’kemi bërë asnjë hap”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka hedhur poshtë me forcë akuzat se subjekti që ai drejton po planifikon një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Listën Serbe. Në një prononcim për mediat, Abdixhiku tha se një shumicë parlamentare do të ishte e mundur teorikisht, por LDK nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret në këtë drejtim.

“Me lejoni të jem shumë i kujdesshëm për të mos rënduar politikisht askënd. Por, besoj se figura të tilla, përveç që janë paedukatë në shumicën e rasteve, kanë edhe mungesë të theksuar inteligjence, sepse s’kanë kuptim çka flasin. Nëse do të donte LDK të bënte koalicion me PDK-në dhe Listën Serbe, do ta kishim shumicën. Me Listën Serbe i bëjmë 69 vota”, deklaroi Abdixhiku.

Ai theksoi se LDK mbetet e përkushtuar ndaj qëndrimeve të saj parimore dhe nuk ka hyrë në negociata për ndonjë konfigurim të ri politik.

Ndërkohë, kreu i LDK-së komentoi edhe iniciativën e dorëzuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) më 12 maj në Gjykatën Kushtetuese, për vlerësimin e ligjshmërisë së formimit të Komisionit për Votim të Fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Abdixhiku theksoi se LDK do ta respektojë vendimin e Kushtetueses, pavarësisht rezultatit.

“Cilido qoftë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ne do ta respektojmë. Kemi nevojë për institucione funksionale dhe për veprim politik të matur e të përgjegjshëm,” përfundoi ai.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.