‘Doli me shoqet, nuk u kthye më’ – zhduket adoleshentja shqiptare në Greqi

E diel, 6 Korrik, 2025

Emilia Veliu u zhduk pasditen e së hënës, më 16 qershor, në zonën e Petralonës në Athinë, ndërsa po dilte për një shëtitje me shoqet. Sipas nënës së saj, biseda e fundit me vajzën është zhvilluar përmes mesazheve, të cilat janë konsideruar shqetësuese nga familjarët. Mesazhi i fundit i dërguar nga celulari i saj ishte: “Nuk do të kthehem më në shtëpi”.

“Mendoj se mesazhin nuk e ka dërguar vajza ime. Kam frikë se është përfshirë në një shoqëri të keqe, ose se dikush po përpiqet ta dëmtojë. Dua vetëm që të kthehet në shtëpi e sigurt,” ka deklaruar nëna e saj për median greke Protothema.

Mediat greke dhe autoritetet kanë shpallur alarmin për gjetjen e saj. Organizata “The Smile of the Child” ka publikuar njoftimin e zhdukjes, bashkë me fotografinë e vajzës. Emilia është 1.70 metra e gjatë, peshon 65 kg dhe ditën që është zhdukur kishte veshur xhinse të zeza, kanotiere të zezë, syze dhe mbante një çantë ngjyrë bordo.

Autoritetet greke u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e Emilias, të telefonojnë menjëherë në numrin emergjent 116000 apo në stacionin më të afërt të policisë.

Familja, e dëshpëruar, ka publikuar njoftimin edhe në rrjetet sociale, ndërsa halla e saj ka deklaruar se policia greke e ka shpallur adoleshenten të rrëmbyer. Për momentin, të gjitha pistat janë të hapura dhe hetimet po vazhdojnë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.