Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër pas dështimit të 33-të me radhë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke i bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të reflektojnë urgjentisht.
“Është momenti i fundit që Lëvizja Vetëvendosje, deputeti Kurti, të reflektojë. Bota po ndryshon çdo ditë drastikisht dhe dramatikisht. Kosova nuk guxon të sillet me kësi lloj indiference dhe papërgjegjësie. I bëjmë apel zotit Kurti që të reflektojë. Kosova është më e madhe sesa egoja e tij personale,” deklaroi Çitaku para gazetarëve.
Duke komentuar mbi raportet e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, Çitaku theksoi se marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk varet vetëm nga përbërja e administratës në Shtëpinë e Bardhë, por edhe nga udhëheqësit vendorë.
“Administrata e parë e presidentit Trump ka një trashëgimi pozitive në Ballkanin Perëndimor. Gjatë asaj kohe u bë anëtarësimi i Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në NATO. Është bërë ushtria e Kosovës. Kemi pranuar njohje ndërkombëtare. Por sot, fatkeqësisht, kemi një kryeministër në largim, që e ka izoluar Kosovën,” u shpreh ajo.
Çitaku theksoi se 26 vjet pas çlirimit, Kosova ndodhet në një pikë ku marrëdhëniet me partnerët strategjikë janë sanksionuar, një situatë që ajo e quan alarmante për të ardhmen e vendit.
Seanca e 33-të për konstituimin e Kuvendit u mbyll pa sukses, duke thelluar edhe më shumë krizën institucionale në Kosovë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.