Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar deklaratën e fundit të ish-presidentit amerikan Donald Trump për një riangazhim të mundshëm në dialogun Kosovë–Serbi. Kurti tha se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i pamundur pa përmbushjen e detyrimeve nga ana e Beogradit.
“Nuk mund të ketë normalizim pa drejtësi dhe pa respektim të marrëveshjes bazike. Serbia duhet të dorëzojë Milan Radojçiçin, kryekriminelin që vrau rreshterin policor dhe heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku,” deklaroi Kurti. Ai theksoi se ky është një kusht themelor për të ecur përpara në procesin e dialogut.
Kryeministri në detyrë akuzoi gjithashtu Serbinë për shkelje të marrëveshjes bazike me aneksin e zbatimit, duke kërkuar tërheqjen e letrës së dhjetorit 2023, në të cilën ish-kryeministrja serbe Ana Brnabiq kishte deklaruar se nuk njeh integritetin territorial të Kosovës.
Megjithatë, Kurti u shpreh optimist për mundësinë e një marrëveshjeje të qëndrueshme: “Besojmë që normalizimi është i mundur, por trysnia duhet të jetë mbi Beogradin.”
Ai nënvizoi rëndësinë e mbështetjes amerikane në këtë proces, duke e cilësuar SHBA-në si “aleatin kryesor, partnerin e pazëvendësueshëm dhe mikun special të Kosovës në mbrojtje, diplomaci dhe zhvillim.”
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.