Shqiptari Shpendi Malo në listën e Europolit, kërkohet për vrasje në Gjermani

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Zyra Federale e Policisë Kriminale gjermane (BKA), në bashkëpunim me Europol, ka shpallur në kërkim ndërkombëtar një 34-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Shpendi Malo, i dyshuar për një vrasje të ndodhur në shtator të vitit 2019 në qytetin Halle të Gjermanisë.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Malo akuzohet se ka vrarë me thikë një 27-vjeçar shqiptar në një zonë të pyllëzuar të qytetit. Trupi i viktimës u hodh në një kanal dhe u mbulua me gjethe për të fshehur krimin. Ai u zbulua katër ditë më vonë nga kalimtarë të rastësishëm.

Pas ngjarjes, Shpendi Malo është larguar nga Gjermania dhe që atëherë ka qenë në arrati. Ai është përfshirë në listën e 20 personave më të kërkuar në Evropë nga Europoli, duke e bërë këtë rast një nga më të ndjekurit aktualisht nga autoritetet evropiane të rendit.

Policia gjermane i bën thirrje qytetarëve që kanë informacion për vendndodhjen e Shpendi Malos të kontaktojnë menjëherë autoritetet, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e krimit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.