Britanikët kapen duke shitur drogë në Dhërmi, rrezikojnë deri në 15 vite burg

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Dy shtetas britanikë u arrestuan një javë më parë në Dhërmi, të akuzuar për shitje droge sintetike gjatë një festivali muzikor, njofton gazeta britanike “Sunday Mirror”. Jordan Benoit, 34 vjeç, dhe James Calder, 33 vjeç, banues në Londër, janë kapur me 52 doza ketaminë, 12 tableta ecstasy, si dhe 6,185 euro dhe 720 paund në para të gatshme, përveç katër telefonave celularë.

Operacioni i policisë së Vlorës, i drejtuar nga Drejtoria e Narkotikëve, përfshiu edhe një kontroll të makinës ku u gjet droga, ndërsa në media është publikuar edhe video nga momenti i arrestimit.

Drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Elidon Cela, u shpreh se lufta kundër shpërndarësve të drogës intensifikohet gjatë sezonit turistik. Ai tha se “përveç elementëve kriminalë lokalë, po përballemi edhe me turistë që sjellin drogë sintetike në vend për ta shitur gjatë sezonit”.

Ky është viti i tretë radhazi që policia e Vlorës arreston shtetas britanikë të përfshirë në trafikim droge në zonën e Dhërmiut. Në qershor të vitit 2024, një britanik 24-vjeçar u arrestua me drogë sintetike, kanabis dhe kërpudha halucinante, ndërsa në qershor 2023, operacioni “Parts 3” solli arrestimin e dy britanikëve të tjerë dhe shpalljen në kërkim të një të tretë, të lidhur me shitjen e drogës tek të rinjtë në festivalin muzikor.

Të dy të arrestuarit britanikë tani rrezikojnë deri në 15 vite burg për akuzat e shitjes së lëndëve narkotike në Shqipëri.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.