Policia e Kosovës ka njoftuar se ka filluar procedurat për largimin me forcë nga territori i Kosovës të shtetasit me inicialet N.V., i cili dyshohet se ka qenë pjesëtar i inteligjencës dhe policisë së Serbisë (BIA). Ndërkohë, këtij personi i është hequr edhe shtetësia e Kosovës.
Në një komunikatë për media, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj ka bërë me dije se po zhvillohen të gjitha procedurat ligjore për ekzekutimin e vendimit për largimin e N.V.-së nga Kosova. Deri në përfundim të këtyre procedurave, ai ndodhet i ndaluar në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj.
“Policia e Kosovës do të vazhdojë të kryejë detyrat e saja kushtetuese dhe ligjore, duke zbatuar vendimet e institucioneve shtetërore të vendit”, thuhet në njoftim.
Largimi i këtij shtetasi vjen në kuadër të masave për sigurinë dhe ruajtjen e rendit në Kosovë, duke iu përgjigjur gjithashtu shqetësimeve për ndikimet e jashtme në vend.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.