8 persona nën hetim, banda shqiptare në Torino akuzohet për 68 vjedhje

E diel, 6 Korrik, 2025

Një bandë e dyshuar për dhjetëra vjedhje në zonën kodrinore të Torinos është zbuluar nga autoritetet italiane. Policia italiane ka njoftuar përfundimin e hetimeve për tetë persona, shumica me origjinë shqiptare, ndërsa disa prej tyre ndodhen tashmë në burg në Torino për krime të tjera.

Të akuzuarit do të përgjigjen për bashkëpunim kriminal me qëllim vjedhjen me thyerje dhe trafikimin e mallrave të vjedhura. Ata përfshihen në 68 episode të dokumentuara nga janari 2024 deri në mars 2025, ndërsa hetimet për raste të tjera të ngjashme janë ende në vijim.

Sipas hetimeve, banda kishte një strukturë të organizuar hierarkike, me përdorimin e makinave të regjistruara në emra të tjerë për të shmangur identifikimin, si dhe bashkëpunëtorë të ngarkuar me ruajtjen e sendeve të vjedhura.

Gjatë njërës prej grabitjeve të fundit, një pjesë e grupit u arrestua në flagrancë nga Karabinierët e kompanisë Chieri. Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë dhe për të dokumentuar raste shtesë të vjedhjeve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.