Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar sot Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e qëllimshëm të krijimit të institucioneve, duke e cilësuar situatën në Kuvend si “një pengmarrje klasike”.
Në një deklaratë për mediat pas dështimit të radhës për të formuar komisionin zgjedhor për kryetarin e Kuvendit, Çitaku tha se përgjegjësia për krizën politike bie mbi partinë fituese.
“Kjo është një pengmarrje klasike. Vetëvendosje po e mban Kuvendin të bllokuar. Ne kemi ofruar alternativë për dalje nga kriza, edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të votojmë kandidatin e tyre që nuk e ka shumicën,” u shpreh Çitaku.
Ajo theksoi se PDK ka treguar vullnet për të ndihmuar procesin, por sipas saj, Vetëvendosje nuk po merr përgjegjësinë që i takon si fituese e zgjedhjeve për të zhbllokuar situatën.
Ngërçi politik në Kuvendin e Kosovës vijon, ndërsa formimi i institucioneve të reja mbetet i paralizuar për shkak të mospajtimeve ndërmjet subjekteve parlamentare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.