Për të disatën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të sigurojë kuorumin e nevojshëm për krijimin e komisionit zgjedhor që do të duhej të përgatiste zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje partive parlamentare që ende nuk kanë propozuar përfaqësuesit e tyre – përkatësisht PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-Nisma – që të paraqesin emrat për anëtarë të komisionit. Por edhe kësaj radhe, thirrja e tij hasi në heshtje.
Si pasojë, sërish nuk pati kuorum për të kaluar në vendimmarrje. Në sallë ishin të pranishëm 46 deputetë, prej të cilëve 45 votuan pro dhe 1 kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.
Ngërçi institucional në Kuvend vazhdon, ndërsa emërimi i kryetarit të ri të legjislativit mbetet i bllokuar për shkak të mungesës së bashkëpunimit ndërpartiak.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.