Me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë organizoi një aktivitet përkujtimor dhe kulturor, ku u shfaq dokumentari me tematikë të thellë historike “Kthimi në Kosovë – Një histori lufte, qëndrese dhe ribashkimi”.
Dokumentari ndjek historinë prekëse të Besnik Deliut, një fëmijë pesëvjeçar që i mbijetoi masakrës së Abrisë së Epërme në vitin 1998. Historia rrëfehet përmes përjetimeve të gazetarit britanik Julius Strauss, i cili shpëtoi Besnikun, si dhe përmes pamjeve autentike të dokumentaristit Vaughan Smith.
Pas shfaqjes së filmit, u zhvillua një diskutim emocional dhe reflektues me pjesëmarrjen e vetë protagonistit, Besnik Deliu, gazetares zvicerane Veronique Pasquier dhe producente së dokumentarit, Lemane Kamberi-Muriqi.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Ambasada e Shqipërisë në Bernë, e përfaqësuar nga Këshilltarja Monika Zguro dhe Sekretari i Parë Valon Gashi.
Të pranishmit theksuan rëndësinë e kujtesës historike, të vërtetës dhe drejtësisë për viktimat e luftës në Kosovë. Dokumentari dhe diskutimi pasues shërbyen si një homazh i denjë për sakrificën, qëndresën dhe dinjitetin e popullit të Kosovës në rrugën drejt lirisë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.