Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka hedhur poshtë si “të pabazuara dhe të paargumentuara” pretendimet e Serbisë, pas deklarimit të Podgoricës për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Në një reagim zyrtar, MPJ e Malit të Zi thekson se “përpjekjet për të paraqitur qëndrimet tona politike si kërcënim ndaj interesave të Serbisë janë plotësisht të pabazuara”.
Deklarata nënvizon gjithashtu se është shqetësuese etiketimi i kësaj mbështetjeje si “veprim antiserb”, kur deklarata të ngjashme nga shtete të tjera nuk marrin të njëjtin reagim nga Beogradi.
Ky zhvillim vjen pas kritikave nga Ministria e Jashtme e Serbisë, e cila shprehu shqetësim për qëndrimet pro-Kosovës nga Podgorica, duke përfshirë edhe lobimin aktiv për pranimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare.
Një ditë më parë, ministri i Jashtëm malazez, Ervin Ibrahimoviq, tha publikisht për RTV Mali i Zi se Podgorica do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.