Autoritetet greke kanë vënë në pranga shqiptarin Romeo Nazifi, 34 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim disa ditë më parë, pas një episodi të rëndë dhune ndaj një punonjësi të bashkisë së Athinës.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti rrugor, ku Nazifi, duke tentuar të parakalonte me automjetin e tij, goditi rëndë dhe dhunoi fizikisht punonjësin bashkiak. Sipas policisë greke, arrestimi i 34-vjeçarit është kryer pa rezistencë të madhe nga ana e tij.
Romeo Nazifi do të dalë përballë gjykatës për caktimin e masës së sigurisë, ndërsa autoritetet e konsiderojnë atë një person me rrezikshmëri të lartë. Ai rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, përfshirë vepra të rënda.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.