Vuçiç: Serbia nuk do ta njohë Kosovën, kjo e pengon rrugën drejt BE-së

E martë, 17 Nëntor, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi gjatë Forumit GLOBSEC në Pragë se anëtarësimi i vendeve në Bashkimin Evropian nuk është rezultat i meritave, por një vendim politik.

“Njerëzit në Evropë flasin vazhdimisht për një qasje të bazuar në meritë, me formulime të tilla. Por, kështu s’ka ndodhur asnjëherë,” u shpreh Vuçiç, duke nënvizuar se pengesa kryesore për rrugën evropiane të Serbisë mbetet çështja e Kosovës.

“Bëhet fjalë për Kosovën. Siç e dini, ne i përmbahemi Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244, e cila thotë se Kosova është pjesë e Serbisë. Njëzet e dy nga 27 vendet anëtare të BE-së tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa pesë prej tyre jo – dhe ky është problemi. Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha presidenti serb.

Rezoluta 1244 e OKB-së, e miratuar në qershor të vitit 1999, i dha fund luftës në Kosovë dhe vendosi bazat për praninë ndërkombëtare në territorin e saj. Ajo përcakton mandatin e misionit të NATO-s – KFOR – për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Pas tërheqjes së forcave serbe dhe ushtrisë jugosllave në verën e vitit 1999, në bazë të Marrëveshjes së Kumanovës, Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Deri më sot, ajo është njohur nga mbi 100 shtete, përfshirë shumicën e vendeve të BE-së.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.