Fatmir Limaj: Votat e Nismës nuk jepen pa marrëveshje politike

E martë, 17 Nëntor, 2026

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se votat e partisë që ai drejton nuk do t’i shkojnë askujt pa një marrëveshje politike të mirëfilltë. Ai theksoi se pa një ujdi ndërmjet subjekteve parlamentare nuk mund të ketë zgjidhje për bllokadën institucionale që po e mban peng konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Jo, nuk i ka askush votat e Nismës, përveç një marrëveshje politike. Përmes marrëveshjes politike ndërtohen edhe numrat edhe shumica parlamentare. Pa marrëveshje politike nuk mund të ketë ndonjë zgjidhje. Besoj se shumë shpejt do të ketë një marrëveshje politike,” u shpreh Limaj në një deklaratë për mediat.

Ai shtoi se deri tani Nisma nuk ka pranuar asnjë version zyrtar të planit 15 pikësh të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke theksuar se është në pritje që ky plan t’i prezantohet në mënyrë zyrtare nga vetë kryetari i LDK-së.

Deklarata e Limajt vjen në një kohë kur vendi ndodhet në një krizë të zgjatur institucionale dhe përpjekjet për konstituimin e Kuvendit kanë dështuar tashmë për herë të 31-të me radhë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.