Për herë të 31-të me radhë ka dështuar sot përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Seanca e thirrur nga kryesuesi Avni Dehari nuk pati kuorum për të proceduar me zgjedhjen e anëtarëve të komisionit zgjedhor për kryetarin e Kuvendit, për shkak të mungesës së propozimeve nga partitë opozitare.
Dehari u bëri sërish thirrje subjekteve politike parlamentare që nuk kanë dorëzuar emrat e përfaqësuesve për këtë komision – përkatësisht PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-Nisma – që ta bëjnë këtë, por nuk pati asnjë reagim apo propozim.
Nga 87 deputetë të pranishëm në sallë, 47 votuan pro krijimit të komisionit, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim. Sërish mungesa e kuorumit e bëri të pamundur formimin e komisionit, duke e zvarritur më tej procesin e konstituimit institucional të Kuvendit.
Seanca e radhës është caktuar për datën 15 qershor, në orën 11:00.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.