Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje publike që ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zyrtarët aktualë apo të liruar nga detyrat në institucionet e sigurisë dhe rendit, si dhe familjarët e tyre të ngushtë, të shmangin udhëtimin drejt Serbisë.
“Gjithë pjesëtarët e institucioneve të rendit dhe të sigurisë, qoftë të liruar nga detyrat dhe përgjegjësitë, si dhe familjarët e tyre të ngushtë, s’duhet të udhëtojnë nëpër Serbi. Mos e bëni këtë,” shkroi Haradinaj në një reagim të publikuar në rrjetin social “Facebook”.
Kjo deklaratë e Haradinajt vjen në kohën kur autoritetet serbe kanë arrestuar një ish-zyrtar të Policisë së Kosovës, gjë që ka nxitur reagime të forta në Kosovë dhe shqetësime për sigurinë e qytetarëve që kalojnë përmes territorit serb.
Thirrja e Haradinajt është parë si një masë e kujdesit dhe mbrojtjes për ata që potencialisht mund të përballen me ndjekje apo ndalim arbitrar në Serbi, për shkak të së kaluarës së tyre në strukturat e sigurisë së Kosovës apo pjesëmarrjes në luftën çlirimtare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.