Gërvalla: Kujdes gjatë udhëtimeve nëpër Serbi, ndalesat po shtohen

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ndalimit nga autoritetet serbe të një ish-pjesëtari të Njësisë Speciale të Kosovës. Ajo tha se MPJD ka kontaktuar menjëherë institucionet serbe për të konfirmuar informacionin dhe njëkohësisht ka informuar misionet e huaja diplomatike në Kosovë dhe Serbi.

“Kemi kërkuar ndihmën e tyre, kemi kërkuar qartësi dhe shpresojmë që çështja mundësisht sot të qartësohet e ai të mos mbahet fare për 48 orë,” deklaroi Gërvalla.

Ministrja shtoi se ndalesat e tilla arbitrare janë shtuar vitet e fundit nga shteti serb, sidomos ndaj personave që kanë qenë pjesë e strukturave të sigurisë së Kosovës. Ajo apeloi për vigjilencë të shtuar, veçanërisht gjatë sezonit të verës, kur lëvizjet përmes territorit serb rriten ndjeshëm.

“Më lejoni të bëj edhe njëherë thirrje për një kujdes të veçantë për të gjithë ata që kalojnë nga Serbia. Sidomos përfaqësuesit e ish-përfaqësuesit e organeve tona të sigurisë duhet të tregojnë një kujdes të veçantë kur kalojnë nëpër Serbi,” theksoi kryediplomatja në detyrë.

MPJD mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare për ta garantuar një zgjidhje të shpejtë të këtij rasti dhe për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.