Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj propozimeve për krijimin e një qeverie të përkohshme, duke i cilësuar ato si përpjekje për të minimizuar vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në një deklaratë për media, Haxhiu theksoi se prioriteti i Vetëvendosjes është konstituimi sa më i shpejtë i Kuvendit dhe bashkëpunimi ndërpartiak për të respektuar rezultatin zgjedhor.
“Ne kërkojmë unitet për konstituimin e Kuvendit. Qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre më 9 shkurt. Kurti është lideri më i votuar në historinë e Kosovës dhe Vetëvendosje është partia me më së shumti vota në vend. Propozimet për qeveri tranzicioni janë përpjekje për të shkelur vullnetin popullor dhe nuk kanë mbështetjen tonë”, tha ajo.
Haxhiu sqaroi se aktualisht ekziston një qeveri tranzicioni që funksionon deri në formimin e ekzekutivit të ri dhe iu bëri thirrje partive të tjera që të heqin dorë nga qëndrimet që, sipas saj, shkojnë kundër vullnetit qytetar.
Në lidhje me mundësinë e tërheqjes së saj si kandidate për kryeparlamentare, Haxhiu deklaroi se kjo mbetet një e drejtë ekskluzive e partisë së parë, duke kujtuar se pas gjashtë dështimesh për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit me votim të hapur, është kërkuar alternativa e votimit të fshehtë për të gjetur zgjidhje.
“Letra e presidentes Osmani është një thirrje për të gjitha partitë që të kontribuojnë në konstituimin e Kuvendit. Nuk është përgjegjësi vetëm e jona, por e të gjithë deputetëve. Askush nuk mund të ndërhyjë në të drejtën e subjektit që ka dalë i pari në zgjedhje”, përfundoi Haxhiu.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.