Tre shqiptarë bien në pranga në Mykonos, njëri i kërkuar nga SPAK

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Një operacion i gjerë antidrogë në ishullin turistik të Mykonosit ka çuar në pranga tre shtetas shqiptarë, njëri prej të cilëve është nën hetim nga SPAK për përfshirje në një grup kriminal të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.

Të arrestuarit janë identifikuar si Spiro Lila, 30 vjeç dhe Roland Allka, 33 vjeç, të dy me origjinë nga Gramshi, si dhe Euglend Dumi, 36 vjeç, nga Vaqarri i Tiranës. Sipas autoriteteve greke, Lila rezulton person i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe pjesë e një organizate kriminale që u godit në Sarandë në maj të vitit 2019 nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se të arrestuarit ishin pjesë e një grupi të mirëstrukturuar kriminal, i cili prej muajit maj 2025 ushtronte aktivitetin e trafikut dhe shitjes së lëndëve narkotike në zonën e Mykonosit. Ata përdornin tre banesa të marra me qira, ngjitur me njëra-tjetrën, të cilat i kishin kthyer në baza operacionale për ruajtjen e sasive të drogës dhe planifikimin e shpërndarjes.

Për të shpërndarë lëndët narkotike, grupi përdorte automjete dhe motoçikleta për të lëvizur në zona të ndryshme të ishullit, ku realizonin shitjen tek klientët e rregullt. Një nga anëtarët e grupit kishte si detyrë të qëndronte jashtë banesës gjatë operacioneve, duke vepruar si “roje telefonike” për të sinjalizuar në rast rreziku. Gjithashtu, autoritetet vunë re manovra të dyshimta dhe lëvizje të shpejta nga ana e të dyshuarve, të cilat përdoreshin si taktikë për të shmangur zbulimin.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia greke, me ndihmën e një qeni të specializuar, u sekuestruan:

  • 932.22 gram kokainë

  • 7 gram kokainë rozë

  • 899 gram marijuanë

  • 1.4 gram metamfetaminë kristalore

  • 93 tableta narkotike

  • 5,060 euro cash

  • 1 pistoletë me 10 fishekë

  • 1 thikë

  • 1 automjet dhe 1 motoçikletë

  • 3 peshore elektronike precize

  • 4 telefona celularë

Sipas autoriteteve greke, përfitimi i pritur financiar nga tregtimi i sasisë së drogës së sekuestruar tejkalon vlerën prej 100,000 eurosh. Substancat narkotike do t’i nënshtrohen analizave laboratorike, ndërsa shuma e parave të sekuestruara do të dërgohet në Zyrën e Depozitave dhe Kredive të Tatimeve në Mykonos.

Hetimet për këtë rrjet ndërkombëtar droge janë ende në vijim, ndërkohë që bashkëpunimi me autoritetet shqiptare për ekstradimin apo për ndjekje të mëtejshme penale të shtetasit të shpallur në kërkim nga SPAK, është në proces.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.