Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim të veçantë ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Vizita vjen në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë po shënon rritje të qëndrueshme në disa fusha kyçe.
Në njoftimin zyrtar nga Kryeministria thuhet se Kurti shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Mesiqit ndaj çështjes së Kosovës, duke nënvizuar rolin e tij të veçantë si zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, që nga fundvitet ’80 e deri në periudhën e pavarësisë.
“Në këtë takim të përzemërt, u evokuan momente të rëndësishme të dy popujve dhe u diskutua për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë mbi bashkëpunimin në rritje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë,” thuhet në deklaratë.
Palët theksuan domosdoshmërinë për të thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ndërkohë që u vlerësua se situata në Ballkan është përmirësuar krahasuar me tri dekadat e fundit, megjithatë mbeten sfida dhe çështje të pazgjidhura që kërkojnë angazhim të përbashkët.
Në shenjë vlerësimi për mbështetjen historike dhe angazhimin e tij në afirmimin e të drejtave të popullit shqiptar, presidenti Mesiq është nderuar së fundmi me titullin “Qytetar Nderi i Gjilanit”.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.