Plani i ri i qeverisë: Të Moshuarit përjashtohen nga tatimet mbi pronën

E martë, 1 Korrik, 2025

Qeveria shqiptare po përgatit një paketë të re masash që synon përmirësimin e cilësisë së jetesës së të moshuarve dhe uljen e varfërisë në këtë grup-moshë, përmes një serie lehtësirash fiskale dhe shërbimesh sociale.

Një nga pikat kryesore të paketës është përjashtimi nga taksat mbi pronën për individët mbi 60 vjeç, sidomos për ata që përfitojnë pension social ose kanë të ardhura më të ulëta se pensioni mesatar. Ky përjashtim do të zbatohet për banesat, tokat bujqësore, ullinjtë, vreshtat apo apartamentet në zonat bregdetare dhe malore, edhe në rastet kur përdoren si burim të ardhurash përmes platformave si Airbnb.

Përveç kësaj, të moshuarit do të përfitojnë reduktim të çmimit të energjisë elektrike dhe përfshirje në kategorinë e klientëve në nevojë, mbulim të qirasë përmes bonusit të strehimit, si dhe transport publik falas. Njësitë e vetëqeverisjes vendore do të kenë rol të rëndësishëm në zbatimin e këtyre masave, duke lëshuar karta të posaçme pensionisti për garantimin e përfitimeve. Modeli i Bashkisë Korçë, që ka aplikuar me sukses këto masa, pritet të shërbejë si udhërrëfyes për 61 bashkitë në vend.

Në fushën e mbështetjes shëndetësore, qeveria po shqyrton rishikimin e listës së barnave të rimbursueshme për të mbuluar më mirë nevojat e pensionistëve, sidomos ata që vuajnë nga sëmundje kronike si diabeti, Alzheimeri, Parkinsoni dhe çrregullime të shëndetit mendor. Qëllimi është ulja e kostove të trajtimit dhe përmirësimi i autonomisë së të moshuarve, veçanërisht atyre që jetojnë të vetmuar.

Për më tepër, në paketë është parashikuar heqja e taksës vjetore për automjetet personale të të moshuarve mbi 65 vjeç, si një masë për të lehtësuar barrën fiskale dhe për të rritur mirëqenien e kësaj kategorie.

Për të promovuar aktivitetin dhe punësimin e të moshuarve, paketa ofron mundësi për angazhim në aktivitete të gjelbra si bujqësia e qëndrueshme, fermat dhe blegtoria, veçanërisht për zonat rurale dhe gratë e moshuara që janë aktive në këto sektorë. Përmes lehtësirave dhe diskriminimit pozitiv, ato do të kenë akses më të lehtë në grantet e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

Gjithashtu, rehabilitimi i hapësirave të gjelbra në nivelet lokale do të krijojë mundësi për punësim dhe angazhim vullnetar, duke nxitur jetesën aktive dhe përfshirjen shoqërore të individëve të moshës së tretë.

Kjo paketë synon jo vetëm uljen e barrës fiskale, por edhe sigurimin e një niveli më të lartë dinjiteti dhe mirëqenieje për të moshuarit në Shqipëri, duke i mbështetur ata për të jetuar një jetë më aktive, të shëndetshme dhe të përfshirë në komunitet.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.