Kosova duhet të shfrytëzojë momentin diplomatik aktual për të thelluar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas studiuesit të njohur amerikan për çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir.
Përmes një reagimi në rrjetin social X, Ben-Meir thekson se angazhimi dhe përfshirja aktive janë çelësi për fuqizimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Ballkanit. Ai sugjeron që Kosova duhet ta shndërrojë strukturën ekzistuese në një strategji të qartë dhe të fuqishme diplomatike.
“Shtetet e Bashkuara mund ta ristrukturojnë zyrën e çështjeve të jashtme më Ballkanin, por angazhimi i saj me Kosovën nuk ka ndryshuar. Tani është momenti për të thelluar lidhjet, jo të presim që ndryshimi të vijë nga lart,” shkruan Ben-Meir.
Sipas tij, kjo qasje aktive dhe proaktive e Kosovës mund të ndihmojë në forcimin e pozicionit të vendit në arenën ndërkombëtare dhe në avancimin e interesave kombëtare në rajon.



