Haxhiu kërkon reagim urgjent nga Kushtetuesja për zhbllokimin e Kuvendit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ministrja e Drejtësisë në detyrë dhe kandidatja e mazhorancës për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kërkuar reagim urgjent nga Gjykata Kushtetuese për të zgjidhur ngërçin institucional që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në një deklaratë për media, Haxhiu theksoi se ndjeshmëria dhe urgjenca e situatës kërkon që Kushtetuesja të japë sa më parë fjalën e saj.
“Mendoj se është e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese, duke pasur parasysh ndjeshmërinë dhe urgjencën, të veprojë sa më parë dhe ta thotë fjalën e vet,” u shpreh Haxhiu.

Ajo akuzoi opozitën për mungesë të vullnetit në procesin e konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se dështimet e njëpasnjëshme në votimin për kryesuesin e seancës konstituive janë dëshmi e kësaj mungese bashkëpunimi.
“Që nga 1 maji ka nisur propozimi për kryesuesin e seancës, por ka pasur disa dështime me votim të hapur. Në asnjë seancë nuk është parë vullneti i opozitës për të kontribuar në këtë proces,” theksoi ajo.

Haxhiu refuzoi kategorikisht idenë për një qeveri tranzitore, të propozuar nga kryetari i LDK-së, duke e cilësuar si një tentativë për të sfiduar vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Pse të ketë qeveri të tranzicionit kur qytetarët kanë folur qartë më 9 shkurt? Propozime të tilla janë goditje ndaj vullnetit të popullit dhe nuk kanë mbështetjen e LVV-së,” deklaroi ajo.

Sa i përket ftesës së mundshme nga Presidentja për takime me liderët politikë, Haxhiu u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të marrë pjesë, ndonëse ende nuk ka një ftesë zyrtare.
“Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për konstituimin e Kuvendit, por kjo është edhe përgjegjësi e opozitës,” shtoi ajo, duke theksuar se procesi i formimit të qeverisë mbetet në kompetencë të LVV-së dhe partnerëve të saj Guxo e Alternativa.

Në fund, Haxhiu konfirmoi se janë zhvilluar takime me Nismën Socialdemokrate dhe se Vetëvendosje mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë që duan të ndihmojnë në zhbllokimin e Kuvendit dhe në ngritjen e qeverisë së re.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.