Kontrollet e shtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në bashkëpunim me autoritetet doganore, kanë çuar në zbulimin dhe goditjen e një tjetër rasti të tentativës për të kaluar kufirin me shuma të konsiderueshme parash të padeklaruara.
Gjatë kontrollit në vijën e dytë në pikën e kalimit kufitar të Rinasit, është ndaluar shtetasi izraelit V. Y., 45 vjeç, i cili tentoi të dilte nga territori i Republikës së Shqipërisë duke transportuar 194.000 euro, pa i deklaruar sipas kërkesave ligjore.
Shuma e parave është sekuestruar ndërkohë që ndaj 45-vjeçarit ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë. Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia e Shtetit deklaroi se kontrollet në kufi do të vijojnë të jenë të imtësishme, me synim parandalimin e krimeve ndërkufitare dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme financiare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.