Shqiptari i kërkuar nga antimafia e Barit,arrestohet dhe deportohet nga Belgjika

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Një shtetas shqiptar i kërkuar nga drejtësia italiane për përfshirje në një nga kartelet më të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të drogës, është arrestuar në Belgjikë dhe është dorëzuar autoriteteve italiane.

Mediat italiane bëjnë të ditur se arrestimi është kryer më shumë se një javë më parë, por është bërë publik vetëm sot, në ditën e deportimit të tij nga qyteti Arlon i Belgjikës drejt Italisë, ku iu dorëzua agjentëve të ekipit FAST Italia.

Shtetasi shqiptar ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Ura”, që solli shpalljen e 52 personave si të arrestuar, të kërkuar ose të akuzuar nga antimafia e Barit për lidhje me katër organizata kriminale që përbënin një kartel të fuqishëm droge.

Hetimi internacional që përfshiu autoritetet belge, italiane dhe luksemburgase, u koordinua nga Eurojust në Hagë, në bashkëpunim me Drejtorinë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës, Drejtorinë e Qarkut Antimafia të Barit dhe Prokurorinë e Posaçme SPAK në Shqipëri.

Gjurmimi i të dyshuarit u bë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë mes ekipeve të FAST të Luksemburgut dhe Belgjikës, të cilat e ndoqën atë deri në kufirin belg, ku u arrestua mbrëmjen e 20 majit.

Operacioni “Ura” synon goditjen e një rrjeti të strukturuar kriminal të përfshirë në trafik droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre, me shtrirje në disa shtete të BE-së dhe përfshirje të drejtpërdrejtë të individëve nga Ballkani.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.