Një 35-vjeçar me origjinë nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës në Austri, pasi ra në kontakt me një linjë të energjisë elektrike me tension të lartë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën pasdite, rreth orës 13:00, në qytetin Arbing të distriktit Perg. Viktima, banues në Linz dhe i punësuar në një kompani pastrimi, ishte duke pastruar fasadën e një ndërtese, kur dyshohet se preku aksidentalisht një linjë të tensionit të lartë.
Tragjedia ndodhi në prani të kolegut të tij, i cili po pastronte një tjetër pjesë të ndërtesës. Ai dëgjoi britmat e viktimës dhe alarmoi menjëherë shërbimet e emergjencës, por fatkeqësisht, 35-vjeçari kishte ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e goditjes elektrike.
Autoritetet austriake kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të incidentit, ndërsa mediat lokale raportojnë se po shqyrtohet edhe niveli i sigurisë në vendin e punës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.