“Neri per caso” festojnë 30-vjetorin e fitores në Sanremo me koncert në Vlorës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në kuadër të Javës Kulturore Italiane në Vlorë, grupi i njohur italian “Neri per caso” organizoi një koncert të veçantë në sheshin Lungomare, ku kremtuan 30-vjetorin e fitores së tyre në Festivalin e Sanremos.

Qindra qytetarë dhe vizitorë, përfshirë edhe shumë italianë që jetojnë ose vizitojnë Shqipërinë, ndoqën me emocion performancën e grupit. Të pranishmit u zhytën në hitet e paharrueshme të “Neri per caso”, duke përjetuar një atmosferë nostalgjike dhe magjike, ku vokali i jashtëzakonshëm i këngëtarëve të Salernos bëri përshtypje të madhe.

Grupi u bë i njohur në skenën italiane pas fitores në seksionin e të rinjve të Festivalit të Sanremos në 1995, ku interpretuan a cappella këngën “Le ragazze”. Edhe në Vlorë, ata kënduan disa prej këngëve më të dashura italiane pa përdorur instrumente, duke krijuar një lidhje të veçantë me publikun.

Në fund të koncertit, anëtarët e grupit shprehën se ndiheshin si në shtëpinë e tyre në Vlorë, duke theksuar ngjashmërinë mes komunitetit italian në qytetin bregdetar dhe pranisë së komunitetit shqiptar në Salerno.

Koncerti i “Neri per caso” përkoi me festën e Republikës Italiane, duke e bërë këtë event edhe më të veçantë në kuadër të Javës Kulturore Italiane në Vlorë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.