Administrata e Donald Trump po ushtron presion ndaj vendeve të Ballkanit, përfshirë Serbinë dhe Kosovën, që të pranojnë emigrantë të deportuar nga Shtetet e Bashkuara. Sipas një raporti të publikuar nga “Bloomberg” të enjten, këto përpjekje janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të gjetur destinacione të gatshme për personat e larguar nga SHBA, përfshirë edhe ata që kishin hyrë me leje mbrojtjeje gjatë presidencës së Joe Biden.
Burime të afërta me çështjen kanë pohuar se zyra rajonale e Departamentit të Shtetit është ngarkuar të promovojë këtë ide në vendet e Ballkanit. Deri tani, nuk dihet nëse është arritur ndonjë marrëveshje konkrete, por përfshirja e Serbisë në listën e vendeve të mundshme është një zhvillim i ri, i lidhur ngushtë me marrëdhëniet e saj të afërta me familjen Trump.
Në kryeqytetin serb, Beograd, pritet të ndërtohet një kullë “Trump Tower” nga një firmë investimesh e bashkëthemeluar nga Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit. Projekti do të mbajë markën e “Trump Organization”, aktualisht e drejtuar nga djemtë e Trumpit, Eric dhe Donald Trump Jr. Ky i fundit ka zhvilluar disa vizita në Serbi, përfshirë një takim dhe darkë me presidentin Aleksandar Vuçiç në prill të këtij viti.
Vuçiç njihet si një simpatizues i Trumpit dhe ka ruajtur lidhje të ngushta me figurat kryesore të kampit MAGA. Përveç Serbisë, administrata Trump po shqyrton edhe vende të tjera në rajon, si Kosova, për vendosjen e mundshme të emigrantëve të dëbuar.
Në një zhvillim paralel, administrata Trump thuhet se po përdor një ligj të vjetër të kohës së luftës për të justifikuar dëbimet, duke i etiketuar disa emigrantë si “armiq të huaj” në rast të kërcënimeve të perceptuara ndaj SHBA-së. Kjo qasje ka ngjallur shqetësime për ndikimin që mund të ketë në vendet pritëse dhe në të drejtat e vetë emigrantëve.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.