Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se në ditët në vijim do të marrë vendimin për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vend. Ky paralajmërim vjen pas takimit konsultativ që ajo zhvilloi me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, ku u diskutua organizimi i këtij procesi zgjedhor.
Takimi u zhvillua në mungesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndërsa kjo parti u përfaqësua nga ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Përfaqësuesit e Listës Serbe, partisë më të madhe të komunitetit serb në Kosovë, gjithashtu munguan në këtë tryezë.
Pas përfundimit të takimit, Haxhiu deklaroi se janë përmendur disa data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve, duke përfshirë 5, 12 dhe 19 tetorin 2025. Ajo shtoi se këto janë datat më të diskutuara, por vendimi përfundimtar mbetet në dorën e Presidentes.
Zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë janë mbajtur në tetor të vitit 2021, ku Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) doli si forca e parë politike, e ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Diskutimet për zgjedhjet lokale po zhvillohen në një klimë të tensionuar politike. Kosova vazhdon të përballet me një krizë të zgjatur institucionale, pasi ende nuk është arritur konstituimi i Kuvendit të ri pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025. Më 4 qershor, tentativa e 26-të për konstituimin e Kuvendit dështoi sërish, duke thelluar pasigurinë për funksionimin e institucioneve të reja.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.