Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) në Shqipëri priti një delegacion zyrtar nga institucioni homolog i Kosovës, në një vizitë dyditore me synim forcimin e bashkëpunimit në fushën e administrimit të pasurive me burim të paligjshëm dhe shfrytëzimin e tyre në interes të komunitetit.
Gjatë takimeve dypalëshe u shkëmbyen përvoja, modele pune dhe praktika të suksesshme për standardizimin e procedurave, rritjen e transparencës dhe efikasitetit institucional, si dhe zhvillimin e formave të ripërdorimit social të aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara.
Delegacioni nga Kosova vizitoi në Elbasan një ndërmarrje sociale të ngritur në një pasuri të konfiskuar, e cila funksionon si qendër pune dhe përfshirjeje për komunitetin. Ky projekt është një shembull konkret i shndërrimit të pasurive të paligjshme në mundësi sociale dhe ekonomike për qytetarët në nevojë.
Kryeadministratorja e AAPSK-së në Shqipëri, Risena Xhaja, theksoi se kjo vizitë dëshmon besimin dhe vullnetin për bashkëpunim institucional ndërkufitar, duke shtuar se është në proces finalizimi një marrëveshje e re bashkëpunimi me homologët kosovarë.
Ndërkaq, Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Alban Sutaj, vlerësoi projektet sociale të zhvilluara në prona të konfiskuara në Shqipëri si frymëzim për krijimin e strukturave të ngjashme në Kosovë.
Në përfundim të vizitës, palët konfirmuan angazhimin për finalizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit që do të përfshijë shkëmbimin e të dhënave, koordinimin në rastet ndërkufitare dhe mbështetjen në zhvillimin e politikave për ripërdorimin social dhe transparencën.
Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një modeli rajonal të qëndrueshëm për administrimin e pasurive me origjinë kriminale dhe kthimin e tyre në burime në dobi të shoqërisë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.