Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar subjektet politike në një takim konsultativ që do të mbahet nesër, më 4 qershor 2025.
Qëllimi i këtij takimi është diskutimi dhe caktimi i datës së zgjedhjeve lokale në vend. Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjëherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve,” tha Kupina.
Ky hap vjen në një moment të rëndësishëm për proceset demokratike në Kosovë, duke synuar organizimin në kohë dhe në mënyrë transparente të zgjedhjeve lokale.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.